spot_img
9.2 C
Pristina
05/12/2025

Dukja e Dolces, para dhe pas ndërhyrjeve! Nuk do ta njihni as ju…

Hyrja e Dolces në “Grande Fratello” ka tërhequr vëmendje të madhe në mediat italiane, të cilat kanë publikuar fotografi të hershme për të treguar transformimin e saj ndër vite.

Ndryshe nga pamja e saj e sotme ikonike me flokë bionde e të shkurtër, imazhet e vjetra e tregojnë me flokë të gjatë e të zinj dhe me stile të thjeshta e klasike, shkruan nzoom.biz.

Këto publikime kanë nxitur diskutime të shumta mbi ndryshimet e saj estetike, të cilat duket se kanë ndodhur gradualisht.

Ndjekësit kanë reaguar me habi, por edhe me admirimin për evoluimin e imazhit të saj publik. Pavarësisht transformimeve, Dolce ka qenë gjithmonë një figurë që tërheq vëmendje, dhe pjesëmarrja e saj në “Grande Fratello” ka shtuar edhe më shumë kureshtjen për të kaluarën e saj. /nzoom.biz/

 

LAJMET E FUNDIT
Related news