Simge Sağın ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një deklaratë të veçantë gjatë një video-interviste të realizuar me gazetarin me origjinë nga Gostivari, Yusuf Emini.
Gjatë bisedës, këngëtarja turke ka zbuluar me krenari rrënjët e saj shqiptare, duke treguar se familja e saj ka origjinë nga Peja, Kosova, shkruan nzoom.biz.
Ajo theksoi se kjo pjesë e identitetit të saj ka qenë e rëndësishme dhe, për ta dëshmuar lidhjen emocionale me prejardhjen e saj, artistja bëri simbolin e shqiponjës dykrenare – një gjest që u prit me entuziazëm nga publiku shqiptar.
E pyetur për qytetin që mban më afër zemrës, Simge përmendi Prishtinën, duke shprehur hapur dashurinë dhe ndjenjën e veçantë që ka për Kosovën.
Deklarata e saj u komentua në rrjete sociale, ku shumë ndjekës e përgëzuan për mënyrën e sinqertë me të cilën foli për rrënjët e saj.
Përndryshe, Sağın konsiderohet një nga artistet më të suksesshme të skenës muzikore turke, me projekte që kanë kaluar kufijtë e tregut vendor, ajo ka ndërtuar një karrierë të fuqishme dhe një bazë të gjerë fansash.
Këngët e saj në platforma si YouTube arrijnë miliona shikime, duke e renditur ndër artistet më të dëgjuara dhe më me ndikim në muzikën moderne turke. /nzoom.biz/

