spot_img
-0.4 C
Pristina
20/01/2026

Vjen një lajm i keq për përdoruesit e ChatGPT

OpenAI ka njoftuar se së shpejti do të nisë të shfaqë reklama për përdoruesit e ChatGPT që nuk paguajnë për versionin premium të këtij ‘chatboti’.

Kompania bëri të ditur se reklamat ende nuk janë të disponueshme për publikun, por testimet e para do të fillojnë në javët e ardhshmem, shkruan nzoom.biz.

Ky është një hap i ri nga kompania me seli në San Francisko për të gjeneruar të ardhura nga mbi 800 milionë përdoruesit e ChatGPT, shumica e të cilëve përdorin shërbimin falas.

Edhe pse OpenAI vlerësohet rreth 500 miliardë dollarë, kompania aktualisht shpenzon më shumë sesa fiton dhe prej kohësh kërkon mënyra për të arritur fitime të qëndrueshme.

Sipas OpenAI, reklamat digjitale do të shfaqen në fund të përgjigjeve e do të jenë të lidhura me produktet ose shërbimet relevante për bisedën aktuale të përdoruesit.

Kompania thekson se këto reklama “do të jenë të qarta dhe të dallueshme nga përgjigjet normale të chatbotit”. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news