spot_img
1.9 C
Pristina
21/01/2026

Lim Hoti rrahet në mes të rrugës, Finem konfirmon përfshirjen (Pamje +18)

Aktualisht pjesë e Big Brother VIP, reperi Lim Hoti vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me paraqitjet dhe sjelljet e tij, ashtu siç ka bërë shpesh edhe më parë.

Së fundmi, në rrjetet sociale po qarkullon me shpejtësi një video, në të cilën reperi shihet teksa dyshohet se është dhunuar në mes të rrugës.

Pamjet kanë ngjallur reagime të shumta dhe kanë hapur një debat të gjerë mes ndjekësve.

Sipas informacioneve që kanë qarkulluar më herët, autori i dyshuar është reperi Finem.

Ky i fundit ka konfirmuar vetë këto zëra, duke i dhënë edhe më shumë jehonë ngjarjes dhe duke nxitur komente të shumta nga fansat.

Ngjarja ka tronditur rrjetin, ndërsa publiku pret detaje të tjera lidhur me motivacionin dhe zhvillimet e mëtejshme të këtij incidenti.

LAJMET E FUNDIT
Related news