Montella: Kosova ka ardhur deri këtu me meritë

Vincenzo Montella është shfaqur para gazetarëve në Prishtinë, ku ka folur në prag të përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë.

Përzgjedhësi i kombëtares turke e vlerësoi lart ekipin kosovar, duke theksuar se rruga e tyre deri në këtë fazë nuk është rastësi, por produkt i meritës dhe qartësisë në lojë.

“Kosova ka ardhur me meritë. Nga ana taktike dallohet qartë struktura, kanë lojë dhe ide të qartë. Këtë mund ta shihni gjatë ndeshjes. Do të dalim në një finale. Do të përgatitemi në mënyrën më të mirë dhe e dimë çfarë duam të bëjmë”, deklaroi ai.

Tekniku italian u ndal edhe te pesha që mbart ndeshja për Turqinë, duke kujtuar mungesën të kësaj kombëtare në skenën e Botërorit. Ai tha se skuadra është e vetëdijshme për përgjegjësinë, edhe e motivuar maksimalisht për ta ndryshuar këtë histori.

“Të gjithë e ndjejnë presionin. Kjo është finale. Prej 24 vitesh s’kemi shkuar, por shumica e lojtarëve as s’kishin lindur atëherë. Nëse nuk kemi shkuar për 24 vite, s’janë përgjegjës. Duam të shkojmë dhe do të bëjmë më të mirën për vendin tone”, tha ai.

Finalja e madhe e play off-it mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet nesër nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news