“Molla e sherrit Flori Mumajesi” arsyeja e tensionit mes Soni Malaj dhe Jonida Maliqit në Ferma VIP

Dinamikat e “Ferma VIP” vijojnë të prodhojnë zhvillime të forta, jo vetëm brenda lojës, por edhe jashtë saj.

Tensionet e hershme mes Sonit dhe Jonidës janë rikthyer sërish në fokus, duke u lidhur me historinë e tyre të përbashkët.

Gazetari Andi Vrapi deklaroi se përplasjet mes dy këngëtareve nuk janë të rastësishme, por kanë rrënjë në të shkuarën.

Sipas tij, në këtë raport kanë ndikuar edhe marrëdhëniet që secila prej tyre ka pasur ndër vite me këngëtarin dhe producentin Flori Mumajesi. Biseda u zhvillua në kuadër të situatave të krijuara në “Ferma VIP”, ku të dyja artistet ishin pjesë e formatit dhe ku tensionet mes tyre u reflektuan edhe në ekran.

Ndërkohë, zhvillimi më i fundit ka qenë largimi i Jonida Maliqi nga gara. Ajo u dërgua në “shtëpinë e fakirit” me vendim të agait dhe vendosi të tërhiqej përfundimisht nga loja, duke hequr dorë edhe nga çmimi i madh prej 200 mijë eurosh.

Deklaratat e Vrapit u bënë në emisionin “Mesdritë”, në Vizion Plus, nën moderimin e Syrjan Rahova dhe Alma Çelaj, duke sjellë në vëmendje një tjetër dimension të raportit mes dy figurave të njohura të muzikës shqiptare.

Deri më tani, nuk ka pasur reagime publike nga Jonida Maliqi lidhur me këto deklarata dhe zhvillimet e fundit.

Soni Malaj vijon të mbetet pjesë e garës. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news