Miss Kosova 2026 ka një emër të ri – Ines Gashi

Ines Gashi është kurorëzuar si Miss Kosova, duke spikatur me elegancën, vetëbesimin dhe karizmën e saj në skenën e madhe.

Ajo u dallua mes konkurrenteve si një nga më të fortat, duke bindur jurinë me paraqitjen dhe përgjigjet e saj të pjekura, shkruan nzoom.biz.

Finalja u zhvillua në një atmosferë glamuroze, ku përveç bukurisë fizike u vlerësuan edhe inteligjenca dhe prezenca skenike. Inesi u veçua për qartësinë në komunikim dhe personalitetin ambicioz.

Si fituese, bukuroshja pritet të përfaqësojë Kosovën në gara ndërkombëtare, duke promovuar vlerat dhe kulturën e vendit.

Fitorja e saj është pritur shumë mirë nga publiku dhe shënon fillimin e një rrugëtimi të ri në jetën publike. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news