Sipas një analize të platformës HelloSafe, pasuria e një vendi sot nuk matet vetëm me ekonominë, por me mënyrën se si jetojnë qytetarët.
Për vitin 2026, Norvegjia renditet si vendi më i pasur në botë, falë të ardhurave të larta dhe një sistemi social të balancuar, shkruan nzoom.biz.
Pas saj vijnë Irlanda dhe Luksemburgu. Indeksi i Prosperitetit përfshin faktorë si të ardhurat, pabarazia dhe cilësia e jetesës, duke treguar se një GDP e lartë nuk garanton gjithmonë mirëqenie reale.
Në listë dominojnë vendet europiane, ndërsa Shtetet e Bashkuara renditen më poshtë për shkak të pabarazisë më të lartë.
Në përfundim, një vend i pasur sot nuk është vetëm ai që prodhon shumë, por ai ku qytetarët jetojnë mirë çdo ditë. /nzoom.biz/

