I fshehur në fshatin e qetë Berishë, 5Stinët është kthyer në një destinacion të preferuar për ata që kërkojnë arratisje nga ritmi i vrullshëm i jetës moderne.
“5 Stinët” nuk është thjesht një vend për të kaluar natën; është një përvojë që zgjon shqisat. Vila të ndërtuara me dru, të harmonizuara me peizazhin përreth, ofrojnë pamje të papenguar drejt liqenit dhe maleve që e rrethojnë, shkruan nzoom.biz.
Në mëngjes, drita e diellit reflektohet mbi sipërfaqen e qetë të ujit, ndërsa tingujt e natyrës krijojnë një simfoni relaksuese që të shoqëron gjatë gjithë ditës.
n’ZOOM ju sjell pak pamje të bukura nga ky ambient i mrekullueshëm.
Ky agroturizëm ofron vila të bukura prej druri, me pamje nga liqeni dhe malet përreth, një ambienti është i qetë dhe i pastër, perfekt për të kaluar disa ditë larg zhurmës së qytetit.
Në storien e mëposhtme mund të shihni një reportazh për punën e zellshme dhe dashurinë për natyrën, biznes familjar me një traditë të lashtë në këtë drejtim.
Mikpritja është shumë e ngrohtë, ndërsa ushqimi përgatitet me produkte të freskëta vendore, duke sjellë shije tradicionale dhe autentike. Vizitorët mund të shijojnë edhe aktivitete si shëtitje, kajak apo thjesht të relaksohen duke shijuar natyrën.
“5 Stinët” është zgjedhja e duhur për këdo që kërkon qetësi, ajër të pastër dhe një eksperiencë në zemër të natyrës shqiptare.
Për rezervime kontaktoni në: +355696800748 ose +355685270934. /nzoom.biz/
(Artikull sponsorizues)Në

