800 milionë dollarë në horizont, “Michael” po pushton kinematë globale

Filmi biografik “Michael” po vazhdon suksesin e madh në kinema, duke arritur 788 milionë dollarë fitime globale dhe shumë shpejt pritet të kalojë shifrën e 800 milionë dollarëve.

Filmi ka fituar 468 milionë dollarë jashtë Amerikës së Veriut dhe 319 milionë dollarë në tregun vendas, ndërsa ende nuk është shfaqur në Japoni, shkruan nzoom.biz.

Kjo ka rritur pritjet që “Michael” të tejkalojë “Bohemian Rhapsody” e të bëhet filmi biografik muzikor më fitimprurës në histori.

“The Devil Wears Prada 2” ka kaluar 600 milionë dollarë fitime globale, me sukses të madh sidomos jashtë Amerikës së Veriut.

Filmi më i shikuar i fundjavës ishte “The Mandalorian and Grogu”, spin-off nga universi “Star Wars”, i cili fitoi 146 milionë dollarë globalisht gjatë debutimit të tij. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news