Në një kohë kur shumë njerëz mbështeten te kafeja dhe “hilet” për të luftuar lodhjen, një trend i çuditshëm po fiton më shumë popullaritet, të pish kafe dhe më pas të bësh një sy gjumë të shkurtër.
Kjo metodë njihet si “coffee nap” ose “sy gjumë me kafeinë”, shkruan nzoom.biz.
Edhe pse ideja tingëllon kontradiktore, shkencëtarët thonë se kombinimi i kafesë me një pushim të shkurtër mund të ndihmojë realisht në rritjen e energjisë dhe përqendrimit.
Sekreti qëndron te adenozina, një substancë që grumbullohet në tru gjatë ditës dhe na bën të ndihemi të përgjumur. Sa më shumë kalon koha, aq më shumë adenozinë prodhon trupi dhe aq më shumë ndiejmë nevojën për pushim.
Kafeina vepron duke bllokuar receptorët e adenozinës, gjë që e mban trurin aktiv dhe na bën të ndihemi më me energji. Ndërkohë, gjumi i shkurtër ndihmon trupin të reduktojë natyrshëm nivelin e adenozinës.
Sipas profesorit të Stanfordit, Seiji Nishino, kombinimi i të dyjave krijon një efekt edhe më të fuqishëm.
“GJUMI LUFTON PËRGJUMJEN, EDHE KAFEINA. KUR KOMBINOHEN, EFEKTI MUND TË JETË MË I FORTË,” SHPJEGON AI.
Pjesa interesante është se kafeinës i duhen rreth 20 deri në 30 minuta për të filluar të veprojë. Kjo do të thotë se nëse pini një kafe dhe menjëherë bëni një sy gjumë të shkurtër, do të zgjoheni pikërisht në momentin kur kafeina nis efektin e saj.
Kjo metodë ndihmon në shmangien e asaj që njihet si “inercia e gjumit”, pra ndjesia e turbullt dhe e rënduar që kemi pasi zgjohemi. Studimet e deritanishme duken premtuese.
Një studim i 1997 tregoi se shoferët që bënin “coffee nap” performonin më mirë e ndiheshin më pak të lodhur. Ndërsa një tjetër studim i vitit 2001 zbuloi se kafeina ulte ndjeshëm përgjumjen pas një sy gjumi.
Profesorja testoi metodën në studim, 200 mg kafeinë para një sy gjumi 30-minutësh reduktonte lodhjen e përmirësonte performancën mendore, ekspertët theksojnë se nevojiten më shumë studime, jo të gjithë reagojnë njësoj ndaj kafeinës.
Neuroshkencëtarja Nora D. Volkow paralajmëron se efekti ndryshon nga personi në person, sidomos tek ata që kanë probleme me gjumin. Nëse doni ta provoni, ideja është e thjeshtë, pini një kafe jo shumë të fortë dhe flini për 15 deri në 30 minuta.
Kur të zgjoheni, ka shumë mundësi që të ndiheni më të kthjellët, më energjikë dhe më të fokusuar. /nzoom.biz/

