Njollat e yndyrës dhe mbetjet e ushqimit janë të zakonshme gjatë gatimit me vaj, por kjo nuk do të thotë se kapakët e enëve duhet të mbeten të papastër.
Yndyra hiqet shumë më lehtë nëse pastrohet menjëherë, para se të ngurtësohet, shkruan nzoom.biz.
Gjatë përgatitjes, sidomos në temperatura të larta, yndyra dhe vaji spërkasin tenxheret, tiganët dhe kapakët.
Nëse nuk lahen si duhet pas përdorimit, me kalimin e kohës krijohen shtresa të forta që pastrohen më vështirë.
Për këtë arsye, ekspertët këshillojnë pastrim të rregullt të enëve pas çdo gatimi.
Një mënyrë efektive për largimin e njollave të yndyrës është përdorimi i sodës së bukës me detergjentin për enë.
Hiqni mbetjet e ushqimit dhe yndyrën me një letër kuzhine, duke shmangur hedhjen e vajit në lavaman pasi mund të bllokojë tubat. Mbushni lavamanin ose enë me ujë të nxehtë, shtoni detergjent, lini kapakun të qëndrojë për 15-30 minuta.
Pas kësaj, pastroni me sfungjer ose furçë plastike në ujë të ngrohtë me detergjent. Nëse uji ftohet ose bëhet i ndotur, zëvendësojeni për rezultate më të mira.
Në fund, shpëlajeni mirë kapakun me ujë të rrjedhshëm të nxehtë për të larguar çdo mbetje yndyre apo detergjenti.
Kur njollat janë më kokëforta, kapaku fërkohet me sodë buke ose të lihet më gjatë në përzierjen me ujë dhe detergjent.
Për yndyrën e fortë rekomandohet zierja e tre lugëve sodë buke në një litër ujë, më pas shtimi i një luge detergjent të lëngshëm. Pasi tretësira të ftohet, kapaku pastrohet dhe shpëlahet mirë. /nzoom.biz/

