Pse nuk ‘dhezi’ Butrinti me “Sytë e mi” nga albumi “I Pari”?

Butrint Imeri ka shënuar rikthimin e tij me një projekt të ri.

Artisti ka publikuar “Sytë e mi”, e cila është pjesë e albumit “I Pari”, që pritet të dalë më 10 qershor, shkruan nzoom.biz.

Kënga është pritur menjëherë me interes të madh në rrjete sociale, duke u cilësuar nga fansat si një baladë e ndjerë dashurie, me emocione të forta dhe një interpretim të thellë artistik.

“Sytë e mi” trajton histori të ndjeshme dashurie, ku reflektohen ndjenjat, mall e përjetime që kanë prekur publikun.

Rikthimi i këngëtarit njihet si një nga momentet më të rëndësishme të tij në karrierë, ndërsa albumi “I Pari” po pritet me pritshmëri të larta nga publiku dhe fansat e muzikës shqiptare. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news