Aktori i njohur ndan lajmin e vështirë: Jam diagnostikuar me kancer

Ken McNickle ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer, duke ndarë lajmin me ndjekësit e tij përmes një postimi emocional në rrjetet sociale.

I njohur për pjesëmarrjen në reality show-n e famshëm “Survivor: Millennials vs. Gen X”, McNickle tha se do të donte të ishte kujdesur më herët për shëndetin e tij dhe u bëri thirrje të gjithëve që të mos neglizhojnë kontrollet mjekësore.

“Siç kam thënë edhe më parë, nëse keni një shqetësim shëndetësor, mos e neglizhoni. Shkoni dhe kontrollohuni. Nuk ka asnjë arsye të vlefshme për të mos e bërë”, shkroi ai në Instagram.

Megjithëse nuk ka bërë të ditur llojin e kancerit me të cilin po përballet dhe as detaje rreth trajtimit, ai publikoi disa fotografi nga ambientet mjekësore, ku shfaqej gjatë kontrolleve.

Në mesazhin e tij, pranoi se ka pasur momente të vështira, por theksoi se familja i jep forcën për të vazhduar betejën.

“Gjithmonë ekziston një zgjedhje. Dhe unë po zgjedh optimizmin, shëndetin, lumturinë dhe bindjen se shpirti më mbështet. Dhe më e rëndësishmja, po zgjedh dashurinë”, u shpreh ai.

Ken McNickle u bë i njohur në 2016 pas pjesëmarrjes në “Survivor”, ndërsa punon si model e trajner jete në Colorado. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news