Valixhja po shpërthen? 10 truke gjeniale për të marrë gjithçka pa problem!

Nga rrotullimi i rrobave deri te shfrytëzimi i hapësirës brenda këpucëve, këto këshilla e bëjnë paketimin shumë më të lehtë para çdo udhëtimi.

Rrobat e shpërndara mbi shtrat, pyetja e përhershme “po sikur të më duhet?” dhe valixhja që mezi mbyllet janë skena të njohura para çdo udhëtimi. Por paketimi nuk duhet të jetë gjithmonë stresues.

Me disa truke të thjeshta, mund të kurseni hapësirë, të shmangni rrëmujën dhe të udhëtoni më lehtë, pa marrë me vete gjysmën e gardërobës.

Shfrytëzoni hapësirën brenda këpucëve

Një nga mënyrat më praktike është përdorimi i brendësisë së këpucëve, vendosni çorape, produkte të vogla kozmetike e sende të brishta, të mbështjella. Kështu shmangni marrjen e një çante të madhe, shishet e vogla mbrohen më mirë nga goditjet.

Përdorni qese vakumi

Nëse e keni të vështirë të udhëtoni me pak rroba, qeset janë zgjidhje praktike. Ato e zvogëlojnë volumin e rrobave, ju lejojnë të fusni më shumë gjëra në një valixhe më të vogël. Kjo është e dobishme nëse doni të udhëtoni me bagazh dore dhe të shmangni pritjet në aeroport.

Mendoni për kombinime, jo për çdo skenar

Gabimi më i shpeshtë është paketimi i rrobave “për çdo rast”. Në vend të kësaj, zgjidhni veshje që kombinohen lehtë mes tyre. Një formulë e thjeshtë është modeli 3-2-1: tri pjesë të sipërme, dy pjesë të poshtme dhe një xhaketë ose veshje e lehtë.

Shtoni një bluzë më elegante ose një komplet të lehtë për dalje në mbrëmje, por sigurohuni që të kombinohet me këpucët dhe rrobat e tjera. Nëse një veshje përshtatet vetëm me një kombinim, zakonisht është e panevojshme.

Zgjidhni materiale që thahen shpejt, mund t’i lani në mbrëmje dhe t’i vishni sërish ditën tjetër. Një set i vogël për larje rrobash mund t’ju ndihmojë të qëndroni më gjatë me më pak gjëra.

Palosni me kujdes fustanet e gjata

Fustanet e gjata zënë vend e rrudhosen lehtë. Një truk i mirë është që gjysmën e fustanit ta vendosni në valixhe, ndërsa pjesën tjetër ta palosni mbi rrobat e tjera pasi t’i keni sistemuar. Kështu fustani rrudhoset më pak dhe duket më i rregullt. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news