Pas suksesit të dëshmuar me 7 pika të hapura dhe besimit të vazhdueshëm të klientëve, La Capsuleria po përgatitet për një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e saj të rritjes.
Falë përkushtimit ndaj cilësisë, shërbimit profesional dhe pasionit për të sjellë eksperiencën më të mirë të kafesë, së shpejti do të hapet pika e re e cila gjendet në rrugën B, Muharrem Fejza, njofton nzoom.biz.
Çdo hapje e re është rezultat i mbështetjes dhe besnikërisë së klientëve që e kanë shoqëruar La Capsulerinë gjatë gjithë këtij rrugëtimi.
Me mbi 350 produkte të kapsulave dhe aparateve të kafes të brendeve si; La Capsula, Lavazza, Kimbo, Illy, Borbone dhe shumë të tjera, një vizion të qartë për zhvillim dhe inovacion, La Capsuleria vazhdon të zgjerojë rrjetin e saj, duke sjellë produktet dhe shërbimet më pranë komunitetit.
Çdo pikë e re përfaqëson një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e markës dhe një angazhim të fortë për të ruajtur standardet që e kanë bërë të njohur dhe të vlerësuar.
Më 24 qershor një tjetër adresë do t’i shtohet familjes së madhe La Capsuleria, duke shënuar një kapitull të ri në historinë e suksesit të saj.
Hapja do të shoqërohet me lojë shpërblyese, festë dhe befasi tjera të këndshme andaj mos mungoni.
La Capsuleria – Duke u rritur bashkë me ju. /nzoom.biz/
(Artikull sponzorizues)

