Arbana prish raportet me Mimozën?

Mimoza Ahmeti u shpall fituese e reality show-t “Ferma VIP”, pas një rrugëtimi të gjatë dhe me shumë sfida brenda formatit.

Gjatë javëve të para të spektaklit u krijua përshtypja se raporti i saj me moderatoren Arbana Osmani nuk ishte ndër më të afërtit, shkruan nzoom.biz.

Pas përfundimit të spektaklit, Ahmeti ka folur me vlerësim për stafin e emisionit dhe për Arbana Osmanin, duke treguar se në fillim kishte ndier njëfarë hezitimi ndaj saj.

Ndërkohë, pas mbylljes së “Ferma VIP”, raporti mes tyre duket i qetë, ndërsa të dyja vazhdojnë të ndiqen edhe në Instagram. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news