Kreshnik Behrami, përfaqësuesi i Kosovës në ”Mister Universe 2026”, po tërheq vëmendjen e publikut.
Modeli kosovar është bërë një nga emrat më të komentuar të showbiz-it shqiptar gjatë kësaj periudhe, ndërsa çdo detaj nga jeta e tij private duket se zgjon kureshtjen e ndjekësve, shkruan nzoom.biz.
Këtë herë, në qendër të vëmendjes është një vajzë e quajtur Eris Dardha.
Një foto e publikuar ka mjaftuar për të ngritur pikëpyetje rreth statusit sentimental të Kreshnikut.

Ai dhe Erisi duket se kanë kaluar kohë së bashku gjatë pushimeve verore në Itali, detaj ky që është bërë i dukshëm përmes postimeve dhe momenteve të ndara në rrjetet sociale.
Afërsia mes tyre ka nxitur aludimet se mes dyshes mund të ketë më shumë se një miqësi. As Kreshniku dhe as Erisi s’kanë bërë një deklaratë publike për të konfirmuar nëse janë në një lidhje dashurie. Për këtë arsye, çdo aludim mbetet në kuadrin e hamendësimeve, ndërsa postimet e përbashkëta kanë mjaftuar për të ndezur kuriozitetin e publikut.
Në një kohë kur Kreshniku po përqendrohet te gara ndërkombëtare, jeta e tij sentimentale po shoqërohet me të njëjtin interes.
Ai është pjesëmarrësi që përfaqëson Kosovën për herë të parë në “Mister Universe 2026”, gara do të zhvillohet në Los Angeles.
Behrami po merr mbështetje të konsiderueshme nga publiku. Në renditjen aktuale të votimeve zyrtare të ”Mister Universe”, ai figuron në Top 6, duke u pozicionuar në vendin e gjashtë me më shumë se 12 mijë vota.
Sipas rregullave të votimit, renditja ka një rëndësi të veçantë në rrugëtimin drejt fazave finale të kompeticionit. /nzoom.biz/

