Ky është truku që përdorin kamarierët për të dyfishuar bakshishin

Një gjest i thjeshtë gjatë marrjes së porosisë mund të ndikojë në shumën e bakshishit që lë një klient.

Sipas ish-agjentit të FBI-së, Chris Voss, kamarierët mund të përdorin një teknikë të njohur si “pasqyrimi”, e cila bazohet në përsëritjen e fjalëve ose porosisë së klientit, shkruan nzoom.biz.

Ai siç duket iu referua një studimi të vitit 2003 ku ishin të përfshirë stafi i kamarierëve.

Gjysmës së stafit iu kërkua të merrnin porositë si zakonisht derisa gjysma tjetër duhet të përsërisnin porositë e klientëve.

Pra nëse një klient porosiste një hamburger, kamerieri duhet të përsëriste atë që ka thënë klienti: “Një hamburger a po?”.

Sipas studimit nga Universiteti i Nijmegenit, duke bërë këtë do të thoshte që kamarieri do të shihte që bakshishi i tyre të rritej me 70 për qind.

Ky truk priret nga tendenca e njerëzve për të pëlqyer të tjerët që veprojnë sikur ata, edhe nëse kamerierët përsërisin porosinë e klientit në restorant.

Sipas ish-agjentit, ky quhet ‘pasqyrim’ dhe rrit bakshishin duke bërë që klienti të mendojë se kamerieri është më i pëlqyeshëm.

Sigurisht, mund të ketë arsye të tjera pse mund të jepet përshtypja e shërbimit të mirë, pasi dikush sugjeroi se përsëritja e porosisë i ndihmon klientët të kuptojnë se janë dëgjuar siç duhet. /nzoom.biz/

 

LAJMET E FUNDIT
Related news