Ibrahim Tatlises në spital, mjeku jep lajme për gjendjen e tij

İbrahim Tatlıses, ka marrë lajme të mira lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Mjeku i spitalit ku po trajtohet, Edip Gonullu, ka publikuar një fotografi me këngëtarin nga dhoma e spitalit, duke dhënë edhe një përditësim për gjendjen e tij, njofton nzoom.biz.

Gonullu ka thënë se është i lumtur që kanë arritur t’ia lehtësojnë dhimbjet që Tatlıses i ka përjetuar për një kohë të gjatë.

“I lumtur që arritëm t’ia lehtësonim dhimbjen që ka vazhduar për një kohë të gjatë vëllait tim të dashur, i njohur ndryshe si ‘Perandori’, İbrahim Tatlıses. Kjo u pasqyrua në buzëqeshjen në fytyrat tona”, ka shkruar mjeku.

Ai i ka uruar këngëtarit shëndet dhe më shumë momente të tilla.

Tatlıses ishte shtruar në spital në prill për shkak të një infeksioni, më pas iu nënshtrua edhe një operacioni në fshikëzën e tëmthit.

Postimi i fundit i mjekut lë të kuptohet se gjendja e këngëtarit turk është përmirësuar dhe se dhimbjet e vazhdueshme janë lehtësuar. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news