I lini këpucët para derës? Ja çfarë mund të zbulojnë ato për ju

Disa e shohin grumbullin e këpucëve te dera si rrëmujë, ndërsa për të tjerë është pjesë e një shtëpie plot jetë.

Sipas psikologëve, familjet që nuk shqetësohen shumë nga disa palë këpucë në hyrje priren të jenë më spontane, të relaksuara dhe më pak të fiksuara pas kontrollit dhe përsosmërisë, shkruan nzoom.biz.

Në shtëpi të tilla shpesh ka më shumë lëvizje, fëmijë, miq dhe një atmosferë më të ngrohtë.

Në të kundërt, njerëzit që preferojnë një hyrje gjithmonë të pastër dhe të rregullt vlerësojnë rendin, rutinën dhe organizimin.

Megjithatë, psikologët theksojnë se nuk duhet të gjykojmë karakterin e dikujt vetëm nga pamja e shtëpisë.

Rrëmuja e përkohshme është normale, sidomos në familjet me fëmijë. Vetëm kur çrregullimi bëhet i vazhdueshëm dhe shoqërohet me lodhje ose mungesë energjie, mund të lidhet me stresin apo mbingarkesën.

Një shtëpi s’është sallë ekspozite. Më e rëndësishme është që njerëzit që jetojnë aty të ndihen të sigurt, të qetë dhe të pranuar. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news