Shkronja që i irriton më shumë njerëzit në një mesazh

Një përgjigje me vetëm një shkronjë mund të shkaktojë më shumë pakënaqësi sesa të mos marrësh fare përgjigje.

Sipas një studimi, shkronja “K”, e përdorur si përgjigje e shkurtër në bisedat online për të zëvendësohet, perceptohet më negativisht sesa lënia e mesazhit pa përgjigje apo përdorimi i fjalëve si “sigurisht”.

Studimi, i publikuar në Journal of Mobile Communication, sugjeron se kjo përgjigje e prerë mund të interpretohet si distancë emocionale, pasiv-agresivitet apo shpërfillje ndaj personit tjetër.

Studiuesit vënë në dukje se komunikimi përmes mesazheve e bën më të vështirë kuptimin e tonit dhe qëllimit të tjetrit, ndaj edhe një shkronjë e vetme mund të krijojë keqkuptime dhe të shkaktojë irritim.

Përgjigjja “K” është kthyer në një nga ato shprehje të komunikimit online që shkaktojnë debate e pakënaqësi, sidomos kur përdoret në biseda ku pritet më shumë ngrohtësi apo interes nga bashkëbiseduesi.

Ajo që e zbut më shumë bisedën është “Oki”. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news