Në kohën e fushatave ne do ju sjellim një person i cili ka shumë ambicie.
Bëhet fjalë për Amir Simnica, banor i Lagjes se Muhaxherëve në Prishtinë, shkruan nzoom.biz.
Ai është kandidat për asamblenë komunale nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Amiri vjen nga sfera e biznesit ku prej 10 vitesh ishte në biznesin e gastronomisë e pastaj kaloi në biznesin “Fashion&Beauty” për 13 vite.
E tani ka vendosur që të kërkojë mbështetje për partinë ku është pjesë qe një kohë të gjatë, e që nga viti 2019-të është edhe kryetar i nëndegës “Lagjja e Muhaxherëve 2″.
Në listën e LDK-së për Prishtinë, Amir Simnica mbanë numrin 28-të!
Në një prononcim për n’ZOOM ai deklaroi që hapi që mori për të qenë pjesë e listës së LDK-së, është i lidhur direkt për interesin e komunitetit ku ai jeton në veçanti, dhe për Prishtinën në përgjithësi!
Amiri shtoi që komuna duhet t’u kthehet qytetarëve, atyre që me taksat e tyre të paguara nuk janë të kënaqur me tretmanin që po ju bëhet nga komuna!
Ai tha se veç në lagjen ku jeton qe 8 vite nuk është parë asnjë investim nga komuna!
‘Lagjja e Muhaxherëve është lagje që po pëson ndryshimin e madh për nga ndërtimi i lartë privat, shumë të mëdha parash që janë paguar për këto leje ndërtimi, e komuna nuk është në gjendje që sadopak të investoj në infrastrukturën e lagjes”, u shpreh ai.
Mungesa e një çerdheje, mungesë e ndriçimit publik, sanimi i rrugëve të stërprishura, trotuare të bllokuara, mungesa e stadionit të KF Besëlidhja, kanë bërë që Amiri të i hyj garës dhe të dërgojë zërin e qytetarëve në kuvend komunal.
Amiri thotë që të gjitha këto kanë qenë të pjesë e fushatës të kandidatit tē atëhershëm të VV-së Shpend Ahmeti, por asnjëherë nuk u realizuan.
Amir Simnica me numër 28 në listën e LDK-së ka thënë që të gjitha këto do t’i drejtojë në kuvend komunal dhe premton që do të jetë zëri i qytetarëve të Prishtinës. /nzoom.biz/
(Artikull sponzorizues)