Mirë se vini në edicionin e përjavshëm të n’ZOOM, ku trajtojmë të gjitha prurjet dhe zhvillimet më interesante të industrisë muzikore shqiptare.
Moderatorja Albina Zeneli ju udhëheq nëpër projektet më të reja të artistëve kryesorë vendorë, duke zbuluar prapaskenat e këngëve të sapolansuara dhe bashkëpunëtorët kryesorë pas tyre, shkruan nzoom.biz.
Një vëmendje të veçantë merr paralajmërimi i bujshëm për duetin e shumëpritur mes Taynes dhe Gashit.
Të dy artistët kanë lënë të kuptohet përmes një komunikimi publik në komente se kënga e tyre e përbashkët do të publikohet së shpejti, duke nxitur menjëherë reagime të shumta nga fansat e muzikës hip-hop dhe pop. /nzoom.biz/

