Bota e kinemasë në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur

Aktori amerikan RJ Mitte, i njohur për rolin e Walter “Flynn” White Jr. në serialin e famshëm Breaking Bad, ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare, sipas një raportimi të TMZ.

Sipas medias amerikane, një zyrtar i qarkut ka konfirmuar se aktori ka vdekur të hënën në Teksas, njofton nzoom.biz.

TMZ raporton se vdekja dyshohet të ketë ardhur si pasojë e vetëvrasjes, autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet për rastin vijojnë. Përfaqësuesit e aktorit e kanë konfirmuar lajmin për TMZ, duke shprehur dhimbjen për humbjen e tij.

“Me trishtim të thellë ndajmë lajmin tragjik për ndarjen nga jeta të aktorit të dashur, filantropit dhe mbrojtësit të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, RJ Mitte”, thuhet në deklaratën e tyre.

Mitte u bë i njohur përmes rolit të Walter White Jr., djalit të protagonistit Walter White, në serialin e vlerësuar Breaking Bad, ku u shfaq në 56 episode. Duke jetuar me paralizë cerebrale, ai e përdori përvojën personale për të rritur ndërgjegjësimin mbi aftësinë e kufizuar rëndësinë e përfshirjes.

Ai shërbeu si ambasador i organizatave United Cerebral Palsy dhe Shriners Children’s.

Përveç suksesit në Breaking Bad, Mitte u shfaq edhe në produksione të tjera, përfshirë The Oak Room, The Recall dhe The Guardians of Justice (Will Save You!).

Aktori ishte i fejuar me Kennedy Suarez, së cilës i kishte propozuar martesë më 2025, pas disa vitesh lidhjeje. /nzoom.biz/

 

LAJMET E FUNDIT
Related news