Mund të mendosh se je mjeshtër i larjes dhe hekurosjes së rrobave, sidomos nëse je mësuar të lash dhe të hekurosësh këmisha dhe materiale të tjera që rrudhen lehtë.
Megjithatë, ekziston një detaj fare i vogël që mund të të ndryshojë mënyrën si hekuros rrobat përgjithmonë.
Nëse e ke hekurin pranë, merre dhe shikoje nga afër. A e ke vënë re kanalin që kalon përgjatë skajeve të pllakës së tij?
Ndoshta e ke parë, por si ke kushtuar vëmendje, duke menduar se është thjesht pjesë e dizajnit.
Në të vërtetë, ky detaj ka një funksion konkret dhe mjaft të dobishëm.
Kanali përgjatë skajeve të pllakës së hekurit është krijuar për të të ndihmuar të hekurosësh më lehtë rreth kopsave, pa i shtypur ato drejtpërdrejt me sipërfaqen e nxehtë të hekurit.
Kanali përgjatë skajit të pllakës së hekurit të ndihmon të manovrosh rreth kopsave, pa i shtypur drejtpërdrejt ato. Sipas tij, kjo veçori e bën më të lehtë drejtimin e pëlhurës përreth kopsave, duke i mbajtur ato larg sipërfaqes së nxehtë të hekurit.
Pra, nëse ke përpara një këmishë me shumë rrudha, edhe në zonat përreth kopsave, nuk ke pse të shqetësohesh se nuk do të arrish t’i hekurosësh siç duhet.
Kanali të lejon ta afrohesh sa të jetë e nevojshme me pëlhurën, pa rrezikuar dëmtimin e kopsave. Një detaj i zgjuar, apo jo?
Ndonjëherë, janë pikërisht detajet më të vogla ato që na ndihmojnë të kryejmë më lehtë punët e përditshme. Herën tjetër që do të hekurosësh një këmishë, hidhini një sy hekurit dhe provojeni këtë truk të thjeshtë. /nzoom.biz/

