Kejvina Kthjella ishte banore në edicionin e dytë të 'Big Brother Vip Albania'.
Por, për shkak të një gjesti që e bëri në nerva e sipër produksioni vendosi ta përjashtojë nga loja, shkruan nzoom.biz.
Ajo ka goditur me shuplakë konkurrentin tjetër Luiz Ejlli dhe si pasojë e kësaj ‘Vëllau i Madh’ mori vendim që asaj t’i ndërpritet rrugëtimi i saj në këtë aventurë.
Rrjetet sociale u mbushën me momentin e dhunës verbale e që nuk ishte aspak çast i këndshëm sidomos për ekran.
Kejvina u shndërrua në personazh tejet urryes dhe për këtë e vërtetojnë edhe shifrat në
Instagram ku humbi ndjekës me bollëk.
Përndryshe, emisioni n’ZOOM në javët e kaluara ju pati sjell një përmbledhje të kastit të
pjesëmarrësve në këtë Reality Show.