Edicioni i dytë i ‘Big Brother Vip Albania’ po karakterizohet me polemika të ndryshme.
Fytyrat publike që janë pjesë e garës po luftojnë për ta marrë epitetin e të fortit, shkruan nzoom.biz.
Olta, Luizi, Kiara, Bjordi e Diola janë vetëm disa nga emrat që po dhurojnë spektakël të hatashëm dhe po argëtojnë publikun.
E ftuar në emisionin n’ZOOM me Albina Zeneli, ish-banorja e edicionit të nëntë të ‘Big Brother Albania’ thumbon disa personazhe e në anën tjetër vjen me mesazh të fortë për Bora Zemani dhe Beatrix Ramosaj. /nzoom.biz/