Artistët e rinj po shtohen dita-ditës.
Ata po na bëjnë krenarë jo vetëm në trojet shqipfolëse por edhe përtej saj, shkruan nzoom.biz.
Një rast i ngjashëm është edhe i Erlind Mehmetit i cili vjen nga Gjakova e bukur.
Talenti i tij është i jashtëzakonshëm në modeling e madje si i vogël nisi të bëhet imazh publik në showbizin shqiptar.
Erlindi ka pasur oferta të shumta në trojet shqipfolëse dhe jashtë saj.
Nga burime të sigurta mësojmë se atij i është bërë ftesa nga produksione te ndryshme ne Shqiperi dhe Kosovë për te marrë pjesë por pse refuzoi ai?
n’ZOOM ka mësuar se Erlind Mehmeti aktualisht gjendet ne Gjermani dhe arsyeja u zbulua.
Ai ka marrë ofertë për bashkëpunim me brendet më të njohura të Europës dhe se tani aktualisht është duke vazhduar atje.
Mbetet të shihet se çka do të ndodhë me të ardhmen e ndritur të të riut Erlind por ajo që dihet është se ai i ka raportet e mira me disa fytyra publike.
Deri atëherë, ne i dëshirojmë shumë suksese atij. /nzoom.biz/