Arritje e madhe! Inis Neziri ftohet të garojë për San Marinon në Eurosong 2026

Një emër i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar.

Bëhet fjalë për këngëtaren Inis Neziri e cila është ftuar të garojë për të përfaqësuar San Marino në Eurovision Song Contest 2026, shkruan nzoom.biz.

Kjo gjë shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e saj artistike. Inisi ka publikuar “In My Head”, me të cilën do të garojë në festivalin Una Voce per San Marino, që përzgjedh përfaqësuesin e shtetit në Eurosong.

E lindur më 12 janar 2001, Inis konsiderohet si një nga zërat më të veçantë të gjeneratës dhe është vlerësuar për performancat e saj të fuqishme live.

Rrugëtimi artistik ka nisur që në moshën 12-vjeçare, ndërsa publiku shqiptar e mban mend si “Inisi i Gjeniut”, ku fitoi çmimin e parë në edicionin e pestë të spektaklit.

Karriera e saj në festivalet shqiptare ka qenë e suksesshme. Ajo është vlerësuar me çmimin e tretë në edicionin e 56-të të Festivali i Këngës me këngën “Piedestal”, si dhe u rikthye fuqishëm në edicionin e 59-të me këngën “Pendesë”, një prej krijimeve më të pëlqyera të atij viti. Së fundmi, ajo u rendit në vendin e dytë në edicionin e 64-t të Festivalit të Këngës, duke konfirmuar edhe një herë potencialin e saj të jashtëzakonshëm vokal.

Në arenën ndërkombëtare, Inis Neziri ka korrur suksese të rëndësishme, duke fituar çmimin e parë në festivalin prestigjioz Cerbul de Aur në Rumani, si edhe në festivalin ndërkombëtar të performuesve të rinj New Wave në Rusi.

Ftesa për të garuar për San Marinon në Eurosong 2026 shënon një moment historik për artisten, e cila tashmë synon të çojë zërin dhe talentin e saj në një nga skenat më të mëdha muzikore në Evropë. /nzoom.biz/

 

LAJMET E FUNDIT
Related news