spot_img
5.9 C
Pristina
20/04/2024

E kemi pritur gjatë, ndryshimi i Whatsapp do ju gëzojë

WhatsApp ka punuar për shumë veçori të reja që po e ndryshojnë rrënjësisht platformën më të përdorur të mesazheve në botë.

Një pjesë e tyre janë të aksesueshme nga të gjithë e shumë të tjera ende në testim dhe shfaqen vetëm tek përdoruesit Beta.

Sipas The Sun, disa prej këtyre ndryshimeve janë:

– Mund të shihni përditësimet e statuseve në listën e bisedave në WhatsApp Desktop ( aktualisht është vetëm në beta)
– Avatarë të personalizuar të stilit metaverse që mund t’i dërgoni si ‘stickers’ në iOS dhe Android (opsion i aksesueshëm nga të gjithë)
– Mund t’i dërgoni mesazhe vetes tuaj në iOS, Android, Desktop dhe Windows (i aksesueshëm nga të gjithë)
– Mund të reagoni ndaj mesazheve të dërguara në një komunitet WhatsApp (në zhvillim)
– Opsioni i mesazheve që mund t’i shikoni vetëm njëherë sikurse opsioni për fotot apo videot që shihen vetëm njëherë (në zhvillim)
– Mund të kërkoni për grupet e fundit duke kërkuar një emër kontakti në listën tuaj në WhatsApp Desktop (i aksesueshëm)
– Më shumë informacione rreth mundësisë për të bllokuar ‘screenshot-et’ për mesazhet që shihen vetëm një herë për Android dhe iOS ( beta)

Nëse doni të provoni veçoritë më të fundit, mund të bashkoheni në beta të WhatsApp.

Kjo ju jep akses për të “testuar” ndryshimet para se të shfaqen në versionin e drejtpërdrejtë të aplikacionit. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news