Horoskopi qenka me befasi të shumta sot.
Portali nzoom.biz ju njeh me parashikimin e yjeve për 17 dhjetor.
Ja cilat shenja do të kenë fat e mbarësi.
Dashi
Një ditë e qetë në dashuri. Mundohuni të jeni pak debatues, se përndryshe partneri mund të humbasë durimin e përfundoni në grindje. Me pak butësi e diplomaci, arrihen rezultate të shkëlqyera. Edhe në punë ka pakënaqësi, por shumë shpejt gjërat do të përmirësohen.
Demi
Në dashuri do të ketë tensione. Mundohuni të mos i ndërlikoni më tej gjërat, nëse nuk doni të debatoni pa nevojë. Në punë nuk mungojnë shqetësimet. Ju takon të përpiqeni t’i zgjidhni më shpejt problemet. Për fat të mirë ekziston ndikimi i favorshëm i Jupiterit dhe Saturnit, kështu që nëse keni nevojë të rikuperoni disa para, veproni tani.
Binjakët
Pritet një e shtunë plot energji, optimizëm e vullnet. Yjet janë në anën tuaj. Doni të riktheheni në lojë, si në aspektin profesional ashtu dhe në sentimental, dhe të pranoni sfida të reja. Ndikimi pozitiv i Venusit sjell lajme të mira në dashuri, veçanërisht për beqarët.
Gaforrja
Ditë stresi e tensioni. Para se të merrni vendime, mendoni me kujdes. Në çdo rast, numëroni deri 10 para se të hapni gojën. Nëse duhet të mbyllni një marrëveshje, shtyni për disa ditë. Nga java e ardhshme do t’i keni yjet të favorshëm. Në dashuri, mos je impulsive.
Luani
Ka lajme të shkëlqyera dhe ide pozitive në nivel profesional. Por, kini kujdes, të qenit i zënë me punë mund t’ju bëjë të humbisni nga sytë gjëra të tjera të rëndësishme në jetë, si familja, dashuria dhe miqësia. Jini më të pranishëm me partnerin tuaj.
Virgjëresha
Një ditë pozitive për shenjën tuaj, keni qiell të favorshëm, shumë mundësi për të kapur në fluturim. Përfitoni prej saj, ka perspektiva të shkëlqyera si nga ana ekonomike, me fitime të reja, për ata që duan të ndryshojnë aktivitetet dhe të bëjnë karrierë, sidomos për beqarët.
Peshorja
Ditë optimale falë Hënës së favorshme. Duke e pasur në anën tuaj është pikënisje e shkëlqyer, e cila do t’ju japë fat të jashtëzakonshëm. Nëse paraqiten mundësi të mira, shfrytëzoni. Vlerësoni me kujdes çdo biznes që futet në lojë, mos jini impulsivë.
Akrepi
Ditë pozitive nga të gjitha këndvështrimet, të gjithë yjet janë në anën tuaj. Në punë po përjetoni një periudhë të favorshme, e karakterizuar nga takime të shumta. Në dashuri po jetoni një fazë të shkëlqyer, veçanërisht për ata që janë në lidhje të gjatë. Shmangni argumentet e panevojshme.
Shigjetari
Shenja juaj pret një ditë me mundësi. Në dashuri, pas një faze të vështirë, rikuperoheni. Drita në fund të tunelit është afër. Keni qëndrime që janë të vështira për t’u gëlltitur, përpiquni të jeni më pak argumentues e të gjeni qetësi. Afërdita do nisë së shpejti një ndikim i mirë që do favorizojë takimet.
Bricjapi
Një periudhë e karakterizuar nga ankthi dhe nervozizmi vazhdon. Një ditë e qetë si kurrë më parë. Mundohuni të kontrolloni veten nëse nuk doni të grindeni me të gjithë. Me kolegët, edhe nëse ndonjëherë nuk është e lehtë, kafshoni gjuhën dhe shmangni polemikat. Brenda pak ditësh gjërat do të përmirësohen dhe do të gjeni sërish qetësi.
Ujori
Nëse ka probleme për t’u zgjidhur, bëjeni sa më shpejt, yjet ju ndihmojnë. Është e kotë të shtysh diskutimet apo të bësh një mijë filma mendorë. Nëse diçka nuk është në rregull, flisni e përpiquni të sqaroni. Sidomos nëse diskutimet kanë të bëjnë me partnerin. Kujdes edhe për portofolin tuaj, sepse kohët e fundit keni pasur shpenzime të tepërta.
Peshqit
Ditë pozitive për shenjën tuaj. Në vijim gjërat shkojnë më mirë, mjafton të jeni të sigurt për veten dhe mundësitë. Sidomos në dashuri e gjeni besimin te vetja dhe te partneri që ju mungonte. Në punë vijnë përgjigjet e shumëpritura për të nisur projektet tuaja. /nzoom.biz/