Lojërat falas në cloud, hapi i ri i Microsoft

Microsoft po përgatit një mënyrë të re për t’u dhënë përdoruesve mundësinë që të luajnë disa prej video-lojërave të tyre falas përmes internetit, pa pasur nevojë të paguajnë për abonimin Xbox Game Pass.

Kompania ka nisur testimin me anëtarët e programit Xbox Insiders, të cilët do të mund të transmetojnë disa video-lojëra që i kanë në bibliotekën e tyre pa pagesë shtesë. Në këmbim, përdoruesit do të duhet të shikojnë disa reklama para se të fillojnë video-lojën.

Sipas Microsoft-it, reklamat nuk do të shfaqen gjatë kohës që video-loja është duke u zhvilluar, duke shmangur ndërprerjet gjatë video-lojës, shkruan nzoom.biz.

Versioni falas do të ketë një kufizim prej një ore lojë, një model i ngjashëm me atë që përdor shërbimi GeForce Now.

Testi do të jetë i përkohshëm dhe se reklamat zgjidhen në mënyrë që të jenë të përshtatshme për lojtarët dhe platformat ku shfaqen. Kjo nismë vjen në një kohë kur Xbox po përballet me presion për të përmirësuar rezultatet financiare.

Gjatë viteve të fundit, kompania ka rritur çmimet e konzollave Xbox dhe të abonimeve Game Pass, ndërsa drejtuesit kanë pranuar se divizioni funksionon me marzhe të ulëta fitimi.

Xbox ka njoftuar edhe shkurtime të mijëra vendeve të punës dhe ndryshime në strategjinë e saj, duke u fokusuar te lojërat dhe ekskluzivitetet më të mëdha.

Ekspertët vlerësojnë se modeli i lojërave falas me reklama mund të jetë një mënyrë e re për Microsoft-in për të tërhequr më shumë përdorues dhe për të krijuar burime të reja të ardhurash.

Njoftimi i Microsoft-it erdhi në të njëjtën ditë kur Amazon filloi zgjerimin e shërbimit të saj të lojërave në cloud Luna përmes aplikacionit Prime Video, duke treguar se konkurrenca në tregun e lojërave online po rritet. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news