I keni provuar ndonjëherë makaronat të përgatitura me qumësht?
Nëse jo, keni për t’u surprizuar me shijen perfekte.
Kjo pjatë kremoze e me aromë unike falë erëzave që përdoren, kthehet në të preferuarën tuaj.
Hapat e përgatitjes janë të lehtë, kërkon pak kujdes gjatë zierjes në qumësht.
Rezultatin më të mirë e arrini nëse përdorni qumësht të freskët të zierë me kripë, gjë që i ndryshon shijen këtij produkti.
Përbërësit:
8 gota me qumësht
Kripë
1 pako me makarona
2 lugë gjelle me gjalpë
5-7 lugë gjelle me djathë të bardhë apo kaçkavall
Gjysmë luge çaji me arrë myshku
Merrni një tenxhere për përgatitjen e kësaj recete, duke qenë se makaronat ngjiten në fund të saj.
Vendoseni tenxheren në zjarr e shtoni qumështin, lëreni të ziejë. Hapi i dytë është shtimi i kripës, arrë myshkut dhe makaronat.
Kur qumështi të ziejë për herën e dytë, uleni shumë nxehtësinë. Lërini makaronat të ziejnë 25 minuta, mos harroni t’i përzieni.
Kjo lloj metode është ajo që jep shijen më të mirë, por nëse domi mund edhe t’i jepni një valë makaronave më parë me ujë.
Shtoni gjalpin e lërini përsëri të ziejnë, derisa makaronat të jenë gati.
Gjatë zierjes makaronat kanë marrë shijen e përkryer të qumështit dhe erëzave.
Një sekret i kësaj recete është që erëzat shtohen kur makaronat janë duke u zierë, kështu arrihet aroma më e plotë.
Kur ta keni larguar tenxheren, shtoni djathin e preferuar, përzieni derisa të jetë shkrirë.
Kjo recetë mund të përgatitet dhe me fileto pule, mjafton që copat e mishit t’i kaloni më parë në tigan me pak gjalpë dhe kripë.
Shërbehet e ngrohtë dhe shoqërohet me sallata me perime të freskëta të stinës. /nzoom.biz/