Shumë njerëz mendojnë se butoni ‘Win” në tastierë vetëm hap menunë ‘Start”
Duhet të dini që deri tani Windows është një familje e sistemeve operative të zhvilluara, të tregtuara dhe shitura nga Microsoft, shkruan nzoom.biz.
Që nga viti 1985 marka është bërë softueri më i përdorur në botë.
Jo të gjithë e dinë, sepse butoni “Win” mund të kombinohet edhe me butona tjerë.
Portali nzoom.biz ju tregon disa kombinime që nuk i keni ditur më parë, që ju ndihmojnë shumë.
ALT + Backspace
Keni fshirë diçka padashur?
Nëse po, bëni këtë kombinim dhe teksti do rikthehet.
CTRL + ALT + TAB
Ky kombinim do ju lejojë të shihni programet që keni hapur dhe mundëson të navigoni njëherësh në to.
ALT + F4
Ky kombinim butonash është krijuar për të mbyllur një program.
F2
Të lejon të riemërosh një dosje.
CTRL + SHIFT + T
Ky rihap skedën e mbyllur së fundmi.
Windows + L
Ky kombinim tregon foton e kyçjes.
CTRL + SHIFT + N
Dëshiron të krijosh dosje të re? Nuk ka asgjë më të lehtë, shtypni CTRL + SHIFT + N.
CTRL + SHIFT + N
Në Google Chrome, ajo hap një skedë veçmas.
CTRL + T
Me këtë kombinim mund të hapi një skedar të ri në çdo faqe që jeni.
CTRL + ALT + DELETE
Hap qendrën e sigurisë ose menaxhimin e detyrave, në bazë të Windowsit që keni.
CTRL + SHIFT + ESC
Hap menaxhimin e detyrave
CTRL + Esc
Ky kombinim ju çon direkt te fillimi i menusë.
Windows + TAB
Ju lejon të shihni të gjitha dritaret e hapura në kompjuterin tuaj.
ALT + TAB
Kalon midis dritareve dhe browserit. /nzoom.biz/