spot_img
9.7 C
Pristina
03/11/2024

Tava dimërore, shijo orizin me patate

Orizi përbën një nga drithërat më të preferuara të konsumatorëve shqiptarë.

Recetat e gatimit me këtë drith janë të thjeshta, shkruan nzoom.biz.

Amvisat shqiptare i’a dedikojnë një ditë orizit, duke e bërë pilaf ose duke e kombinuar me spinaq në gjellëra që të bëjnë të lëpish gishtat.

Në këtë recetë të do të mësoni një recetë tjetër të gatimit të orizit duke e zier në furrë, bashkë me patate e karrota.

Përbërësit:

6 patate,

2 karrota,

1 spec i kuq

1 qepë mesatare

1 filxhan çaji oriz

1 thelb hudhër

Kripë 

4-6 lugë gjelle me vaj ulliri

2 filxhanë çaji me ujë ose lëng mishi

Kripë

Djathë i thërrmuar i bardhë ose kaçkavall sipas dëshirës

Përgatitja:

Ndezim furrën në 250 gradë, qërojmë qepën dhe e presim në forma rrethore.

Qërojmë patatet dhe i shpëlajmë me ujë të bollshëm, i presim në feta rrumbullake.

Karrotat i qërojmë hollë, i shpërlajmë dhe i presim në forma të vogla rrethore.

Specin e kuq e pastrojmë nga farat dhe e presim në formë rrethore, hudhrën e qërojmë dhe e grijmë, marrim një tas qelqi dhe hedhim të gjithë përbërësit një e nga një, përveç orizit, i përziejmë me një lugë druri, shtojmë kripën dhe 3 lugë vaj ulliri.

Pasi i kemi përzier përbërësit mirë me njëri tjetrin, përgatisim tepsinë për pjekje, e lyejmë tepsinë me një lugë vaji vegjetal.

Orizin e lajmë, e kullojmë dhe e hedhim në tepsi duke e shtruar në gjithë sipërfaqen e saj.

Perimet e përziera në tasin e qelqit i hedhim të pakavërdisura në sipërfaqen e orizit.

Sipër tyre hedhim tre lugë të tjera gjelle me vaj ulliri dhe e fusim tepsinë në furrë, pjekja e perimeve dhe orizit kërkon të paktën 20 minuta.

Kur patatet e karrotat janë rreshkur duke marrë ngjyrën e kafenjtë, hedhim 2 filxhanët e ujit ose lëngut, e fusim tepsinë në furrë për të mundësuar zierjen e pjekjen e orizit.

Pas 20 minutash mund ta provoni nëse orizi është bërë e ta hiqni tepsinë nga furra.

5 minutat e fundit para se ta hiqni nga furra, sipër hidhni djathin e thërrmuar në gjithë sipërfaqen e futni në furru për pak minuta sa djathi të shkrijë e hiqeni nga furra.

Lëreni mënjanë të ftohet e servireni të ngrohtë duke e shoqëruar me kos, turshi e sallatë jeshile, kjo recetë përdoret gjërësisht në shumë zona të veriut të vendit.

Në varësi të preferencave, perimet mund të skuqen, në aspekt vlerash, receta e mësipërme është e shëndetshme se ruan vitaminat e mineralet e perimeve. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news