spot_img
7 C
Pristina
19/04/2024

Kjo pajisje në tualet, ju ndihmon për të ngelur shtatzënë

Shfaqja e teknologjisë CES (e njohur si Consumer Electronics Show) në Las Vegas, SHBA, ishte plot me pajisje shëndetësore këtë vit, përfshirë këtu edhe WC-në.

Firma franceze Withings po debuton me U-Scan, një laborator i urinës në shtëpi që ofron këshilla të ushqyerjes dhe mund t’u tregojë grave kur janë në ciklin e tyre, menstrual njofton nzoom.biz.

“Ne kemi integruar një veçori, stream ID, përmes së cilës jemi në gjendje të njohim dhe identifikojmë përdoruesin që po urinon në produkt, kështu që do ta mbledhim urinën vetëm kur jeni ju që përdorni produktin,” shpjegoi Next Inna Ndaw.

Pajisja është vetëm 90 mm në diametër. “Urina ka në fakt mbi 3,000 metabolitë.

Pra, është një burim informacioni që zakonisht nuk përdoret shumë sepse është shumë e vështirë për t’u aksesuar,” tha një përfaqësuese e kompanisë.

“Shumicës së njerëzve nuk u pëlqen të shkojnë dhe të bëjnë një analizë urine. Zakonisht, njerëzit do të shkojnë një herë në vit për t’u testuar në vend që të testohen rregullisht në mënyrë që të kenë informacion të mjaftueshëm për të përmirësuar shëndetin e tyre.”

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news