spot_img
6.6 C
Pristina
09/12/2024

Po trembni nga këto foto? Atëherë ju po vuani nga ky çrregullim

Ka shumë lloje të fobive në botë që ende nuk janë përcaktuar plotësisht nga se vijnë.

Njëra prej tyre është megalofobia, që do të thotë të kesh frikë nga gjërat e mëdha, njofton portali nzoom.biz.

Njerëzit me këtë lloj fobie ndjehen mjaft të stresuar pranë objekteve të mëdha.

Por, çfarë është saktësisht megalofobia?

Megalofobia do të thotë të kesh frikë nga objektet e mëdha.

Personat me këtë lloj fobie ndihen të stresuar dhe të frikësuar kur ndodhen pranë kafshëve të mëdha, strukturave ose automjeteve gjigante.

Megalofobia nuk është një gjendje shumë e zakonshme dhe vlerësohet të ndodhë midis 3 dhe 15 për qind të popullsisë së botës.

Ekspertët nuk e dinë pse ndodh kjo dhe mund t’i ndodhë kujtdo, pavarësisht nga mosha apo gjinia.

Për shkak se nuk ka shumë kërkime mbi këtë temë, ekspertët shpesh e lidhin këtë me ndonjë traumë personale të kaluar.

LAJMET E FUNDIT
Related news