spot_img
11.4 C
Pristina
13/05/2024

Ndeshja Shqipëri – Çeki shtyhet për 30 minuta?

Ndeshja Shqipëri – Çeki e parashikuar që të zhvillohet në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”, mund të shtyhet.

Euronews Albania shkruan se vonesat kanë ndodhur gjatë kontrollit të tifozëve dhe përballja mund të bëjnë që të shtyhet me 10-15 minuta.

“Më pak se 45 minuta duhen deri në nisjen e përballjes Shqipëri-Çeki. nuk kanë munguar revolatat nga tifozët kuq e zi, pasi nëse bëjmë një llogaritje deri në momentin se kur nis përballja, mund të kemi një shtyrje në kohë të saj, pasi pjesa më e madhe e tifozëve janë ende jashtë dhe po vijojnë të jenë pjesë e disa kontrollove”.

“Ndërkohë radha e tifozëve vazhdon të shtohet. Kontrolli ka bërë që gjithë këta tifozë të qëndrojnë jashtë”.

“Në këtë pikë ashtu siç funksionon në Europë në kompeticionet që mbajnë logon e UEFA, ndeshja mund të shtyhet 10-15 minuta, pasur në fillimin e përballjes tifozët duhet të jenë të gjithë brenda në stadium”, ka thënë gazetari i Euronews Albania , Enriko Gabaj.

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news