spot_img
23.3 C
Pristina
28/04/2024

Çka e shkakton gjakderdhjen nga hundët, si ta ndaloni atë?

Shumë prej nesh përjetojnë më shumë teshtitje, hundë të bllokuara, skuqje dhe kruarje të syve, të gjitha këto janë disa prej shenjave të alergjisë.

Një tjetër sinjalizues i alegjive të stinës mund të jetë edhe gjakderdhja nga hunda, në hundë ndodhen shumë enë gjaku, kjo është një nga arsyet pse ky organ është i ndjeshëm.

Ekzistojnë shumë shkaqe të gjakderdhjes nga hunda, disa janë shqetësuese dhe të tjera jo.

I ftohti

Dimri e pranvera e hershme, nënkuptojnë ndryshme të shpeshta të ajrit, nga një ambient me ajër të thatë e të nxehtë, papritur gjendeni në një ambient me ajër të ftohtë e të thatë.

Ashtu si buzët çahen nga luhatja e temperaturës, hunda thahet, të çahet e të rrjedhë gjak, për ta shmangur përdorni solucione të posatshme, të cilat ruajnë lagështinë në hundë.

Ngacmoni hundën shpesh

Për shkakt të ftohjes, alergjive ose ndonje traume, ju e ngacmoni hundën me duar dhe kjo shton irritmin, e në këto raste është e zakonshme të shihni një mukozë me nuancë gjaku.

Nëse keni alergji, duhet të flisni me mjekun tuaj, për mënyrën më të mirë për të mjekimit.

Nëse jeni ftohur, përdorni mjekime për të lehtësuar simptomat, me qëllim që të prekni sa më pak hundën tuaj.

Mund të jetë për shkak të alegjisë

Nëse keni alergji, irritimi dhe  ilaçet e alergjisë, mund të shkaktojnë gjakderdhje të hundës.

Një sprucues për hundën me steroide, mund të jetë një trajtim i shkëlqyer në këtë rast.

Nëse e përdorni në mënyrë të gabuar, duke e afruar sprucuesin deri në mes të hundës, mund të irritoni septumin duke shkaktuar gjakderdhje.

Ilaçet

Disa ilaçe që hollojnë gjakun, si për shembull aspirina, mund të shkaktojnë gjakderdhje, nëse keni filluar një ilaç të ri dhe vini re gjakderdhje nga hunda, flisni me mjekun.

Mund të keni gjakderdhje të shpeshta

Një gjendje e quajtur telangiektazia hemorragjike e trashëgueshme, ndodh kur disa enë gjaku nuk zhvillohen si duhet. Kjo ju bën të prirur për të pasur gjakderdhje të shpeshta.

Gjakderdhja nga hundët është shenja më e zakonshme e këtij çrregullimi gjenetik, dhe ato fillojnë në moshë të mesme, një shkak mund të jetë hemofilia, një çrregullim i trashëguar, ku gjaku nuk mpikset siç duhet.

Së bashku me gjakderdhjet e shpeshta dhe të vështira për t’u ndalur nga hunda, ky crregullim shoqërohet me dhimbje dhe ënjtje të kyçeve, gjakut në urinë ose jashtëqitje dhe hematoma. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news