spot_img
8.5 C
Pristina
05/05/2024

Vëlla e motër më të kërkuarit për dasma, histori suksesi e Blondi dhe Bubulina Krasniqi

Kanë talent të jashtëzakonshëm në këndim.

E veçanta e tyre është se janë vëlla e motër, shkruan nzoom.biz.


Bëhet fjalë për Blondi dhe Bubulina Krasniqi të cilët e kanë treguar se i’a kanë ‘anën’ për duete që arrijnë të marrin miliona klikime.

Ata përveç bashkëpunimeve që i vizualizojnë edhe me videoklipe mjaft interesante, për publikun plasojnë edhe këngë solo.

E fundit nga Blondi erdhi ‘Ta kan inati’, tekstin e së cilës e ka shkruar vetë ai duke bërë dhe muzikën.

2023-shi për dyshen e suksesshme ishte e frytshme duke arritur kështu të jenë ndër grupet më të kërkuara për vitin që po vjen.

Vlen të përmendet që Blondi dhe Bubulina kanë pasur mbi 30 dasma dhe për atmosferë në këto ahengje janë më të mirët.

E, për të arritur në këtë stad të punës sigurisht që rëndësi unike ka shkollimi dhe përvoja e gjatë në muzikë.

n’ZOOM ka mësuar se bashkëpunimet e Blondit dhe Bubulinës mund t’i shihni për fundvit të realizuara enkas për Vitin e Ri 2024. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news