spot_img
15.4 C
Pristina
27/07/2024

Blerta Kasalla – Sekretare e përgjithshme Botërore e ‘Global Fashion Progress’, tregon momentet nga Kampionati

Garat janë të nevojshme jo për të pasur konkurrencë por për ta sfiduar vetën.

Italia ka qenë gjithmonë qendër e modës, make-up dhe në përgjithësi të gjërave të bukura e me vlerë, shkruan nzoom.biz.

Me 22 dhe 23 tetor u organizua Kampionati Botëror i parukerisë dhe Make-Up në Napoli të Italisë.

Në këtë eveniment morën pjesë rreth 15 shtete.

Shqipëria u prezantua në mënyrë dinjitoze në gara dhe në Show ku janë shpërndarë çmime të para e po ashtu dhe mirënjohje.

Eventi në fjalë u organizua nga ‘Global Fashion Progress’, Federata Botërore e parukerisë dhe estetikës.

Presidente dhe organizatore për Shqipërinë ishte make-up artistja e mirënjohur Blerta Kasalla.

Ajo pas mbledhjes së Asamblesë u zgjodh dhe Sekretare e përgjithshme botërore e ‘Global Fashion Progress’.

Në një prononcim për n’ZOOM ajo se u shpreh se për të ishte nder ta përfaqësojë Shqipërinë në Kampionat Botërore.

“Krenari që e përfaqësuam denjësisht Shqipërinë në këtë oganizim. Falenderoj Giuseppe Vinacci dhe Lidiana Kockici qe më besuan postin “Sekretare e Përgjithshme Botërore e Global Fashion Progress”. Ishte një surprizë për mua vënia e këtij posti. Falenderoj profesionistet tona që na përfaqësuan denjësisht duke marrë çmimet e para:

Enerjeta Metani, Rubjana Hyseni, Rovena Kenga, Olentina Bakullati, Valentina Peti, Roza Cena, Valentina Gjini, Sava Hysaj, Gent’s Salon.”

Për më shumë detaje nga ky organizim tejet unik ju ftojmë t’i shihni të përmbledhura në këto fotografi. /nzoom.biz/

 

LAJMET E FUNDIT
Related news