spot_img
10.5 C
Pristina
01/05/2024

Shqipëri/Nëna 16-vjeçare braktis fëmijën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Roskovec të qytetit të Fierit.

Një 16-vjeçare, nënë e një vajze të mitur është proceduar nga policia.

Adoleshentja ka marrë vajzën e saj dhe e ka dërguar te shtëpia e prindërve dhe pas kësaj është larguar duke braktisur fëmijën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të stacionit të Policisë Roskovec referuan materialet në Prokurori, për një shtetase 16 vjeçe, pasi ka braktisur tek prindërit e saj, vajzën e saj të mitur”, njofton Policia.

Sakaq detajet e kësaj ngjarje janë ende të paqarta.

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news