Franca vendos të ndalojë të grumbulluarit me kombëtaren e futbolliit, qoftë atë A apo të moshave që të mbajnë Ramazan.
Agjërimi i myslimanëve nuk tolerohet në kombëtaret franceze, me vendim të Federatës që ju imponon futbollistëve një shtyrje të praktikës fetare për momente të tjera të sezonit, siç këshillon edhe ndonjë imam i caktuar.
Një zgjedhje që sipas të përditshmes L’Equipe gjeneron skepticizëm dhe madje dhe tension te lojtarët e besimit islam. Pozicionimi i krerëve të Federatës vjen edhe për shkak të krizës që shpërtheu një vit më parë, kur disa lojtarë të kombëtares U-21 kërcënuan me grevë nëse do tu ndalohej të praktikonin agjërimin e Ramazanit gjatë grumbullimit.
Më pas ndërhyri presidenti Philippe Diallo, duke vënë një rregull të përbashkët për të gjithë. Për këtë arsye në muajt e fundit, drejtuesit kanë përgatitur terrenin, duk e vendosur që që nga përfaqësuesja U-16 e deri te kombëtarja nënkampione e botës, “cdo praktikë fetare mund të çojë te ndryshime të organizmit kolektiv”.
Në praktikë, në respekt të principit të laicitetit, nuk do të ndryshohen oraret e stërvitjeve, vakteve të ushqimit, apo ndeshjeve për të respektuar praktikat fetare.
Ramazani ka nisur në 11 mars e zgjat një muaj, periudhë e dy miqësoreve para europianit.
Për Francën janë në program dy gara, kundër Gjermanisë dhe Kilit. Dy teste të rëndësishme për të stabilizuar hierarkitë dhe tendencat për grumbullimin përfundimtar.
Edhe U-21 i Thierry Henry përballet me dy ndeshje kualifikuese me Slloveninë dhe Bosnjë, që do të kenë vlerë përgatitore edhe për Olimpiadën në Paris.
Nëse në kombëtaren A rregulli nuk ka shkaktuar ndonjë problem të veçantë, tensione sipas L’Equipe janë regjistruar në sektorët e të rinjve, ku është përjashtuar edhe një lojtar i cili ishte i vendosur për të mos hequr dorë nga periudha e agjërimit.
Për tu nëncvizuar është fakti se Franca prej vitesh është vënë në qendër të polemikave me tendencën e saj për tju kundërvënë praktikimit të fesë islame dhe me ndalimin e veshjeve, ndryshe nga sa ndodh në vendet e tjera më të përparuara si SHBA apo Britania e Madhe. /nzoom.biz/