spot_img
12.4 C
Pristina
18/10/2024

n’ZOOM zbulon: Nuk ka dyshime, Luiz Ejlli pjesë e ‘BBVK3’

Vizitat e Luiz Ejllit në Kosovë janë shpeshtuar këto kohë.

Fituesi i edicionit të dytë të ‘BBVA’ u ballafaqua me goxha ndryshime përgjatë muajve të fundit dhe mund të themi që 2024-ta paska qenë vit i tij, shkruan nzoom.biz.

Si fillim, ai mori epitetin ‘Baba’, ku bashkëshortja e tij, Kiara Tito solli në jetë një vajzë me 30 prill.

Pritja e ëmbël e prezantueses Tito u mohua edhe gjatë një prononcimi për n’ZOOM, sidoqoftë e vërteta doli shpejt në shesh.

Luizi ‘qartet’ nga pyetja e gazetares, deklarata e Kiarës për nepsin ishte…

Këngëtari nga Shqipëria u bë pjesë e ‘SBS ENTERTAINMENT’, label ky që menaxhohet nga Jetmir Agaj dhe duket se vera do të jetë e nxehtë për Luizin.

Por, informacioni që u dëgjua shpesh në media ishte që Ejlli do të jetë pjesë e organizimit të edicionit të tretë të ‘Big Brother Vip Kosova’.

Dhe, po kjo është konfirmuar nga një burim i cili ka thënë për n’ZOOM se produksioni i Klan Kosova do t’i jap atij një rol mjaft të rëndësishëm.

Produksioni e bllokoi keq me pijen energjike, ja çka paska vendosur Luizi për kontratën marramendëse

Përndryshe, Luiz Ejlli sapo ka mbaruar bashkëpunimin me ‘Top Channel’ dhe ka nënshkruar kontratë si imazh i pijes energjike ‘Golden Eagle’. /nzoom.biz/

Imazh i pijes energjike, zbulohet shifra marramendëse sa u pagua Luizi

 

LAJMET E FUNDIT
Related news