Mbrëmë ishte spektakli më i veçantë i ‘BBVA’.
Por, nuk u mirëprit edhe aq nga banorët, shkruan nzoom.biz.
Françeska Murati ishte ajo e cila u eleminua nga televotimi i parafundit për këtë sezonë.
Juli, Romeo, Heidi, Meritoni dhe Egla janë 5 finalistët e edicionit të tretë të këtij formati.
Por, ky rezultat nuk u’a gëzoi aspak fytyrat konkurrentëve e madje mund të themi lirisht që gjysmëfinalja u duk tejet e zymtë.
Përndryshe, 25 maji është data e finales së madhe. /nzoom.biz/