Themeluesja e Skims na kujton të gjithëve, se asnjë tundim nuk duhet të na “vërë poshtë”, edhe kur bëhet fjalë për pizën, ushqimin e preferuar jo vetëm të italianëve.
Sekreti? Brum vegan me lulelakër dhe ju shijoni picën e ëndrrave.
Nëse vapa ka tendencë të na lodhë dhe ul energjinë, zgjedhja e një pice të shijshme dhe të pasur me proteina e vitamina është ideale në një ditë vere.
Për të përgatitur picën e Kim Kardashian, zgjidhni brumin e lulelakrës, nuk keni nevojë për ndonjë aftësi të jashtëzakonshme gatimi që ta finalizoni.
35/40 minuta për ta përgatitur dhe direkt në furrë! Ju bëftë mirë!
Përbërësit për picën:
1 lulelakër për brumin
1 lugë e gjysmë pesto borziloku
1 mozzarella vegane
Pak misër
1/2 kungull i njomë, i prerë hollë
1 lugë gjelle domate të thara
3 angjinare të vogla të marinuara
1/2 filxhan brokoli të copëtuar
1/2 filxhan rukola
1 lugë gjelle vaj
1 lugë çaji lëng limoni
Përgatitja:
Ngroheni furrën 200°. Shtoni perimet në tas, spërkatni me vaj, rregulloni me kripë e piper.
Rregulloni koren e lulelakrës në tepsi, shpërndani peston mbi kore. Hidhni djathin vegan dhe mbushjet sipas dëshirës tuaj.
E vendosim picën në furrë për 10-15 minuta, derisa të marrë ngjyrë kafe të artë.
Në një tas të vogël përziejmë rukolën me lëng limoni dhe vaj për të shoqëruar picën. /nzoom.biz/