Ajo çka ndodhi mbrëmë në ‘BBVK’ ishte e papritur dhe njerëzit po e komentojnë me shumë mllef.
Produksioni e ka futur brenda shtëpisë ish-bashkëshortin e Drenusha Latifi, njofton nzoom.biz.
Banorja e sezonës së tretë të këtij formati ishte e tronditur nga paraqitja e Atilla Kardesh e më pas e kuptoni se do të bëhet dhe ai banor dhe madje do ta ketë në dhomën e gjumit.
Për këtë rast kanë reaguar personazhet e ndryshme të ekranit e mes tyre edhe Fatma Haxhialiu.
Përmes këtij postimi, ajo e ka shprehur mendimin e saj që dhuna nuk është show dhe nuk duhet përdorur për klikime.
Për më shumë detaje ndiqni reagimin publik të gazetares. /nzoom.biz/