Prej kur u bë pjesë në ‘BBVK’, Drenusha Latifi po komentohet tejmase.
Kjo sepse bukuroshja po përballet me një situatë aspak të këndshme, shkruan nzoom.biz.
Ajo u ballafaqua me ish-bashkëshortin, për herë të parë pas ndarjes së zhurmshme që kishin dhe ‘luftën’ për kujdestarinë e fëmijëve.
Por, përveç kësaj, në hapësirën e nominimeve i pranishëm u pa Xuxi e madje në dhomën e rrëfimeve nuk hezitoi t’i thotë dy emra.
Ai zgjodhi pikërisht Drenushën me të cilën para kamerave kanë raporte të mira.
Përndryshe, Xuxi pati qenë i ftuar në emisionin n’ZOOM me Albina Zeneli ku mes tjerash rrëfeu për disa detaje nga karriera e tij ndërvite. /nzoom.biz/