Pra, ju keni pasur një debat të fortë dhe e keni mërzitur atë, por doni aq shumë që të flisni. Me telefonin në dorë po vrisni mendjen se cila është lëvizja e duhur për të bërë që ai të shkruajë sërish.
Epo, nëse kjo është situata juaj, le të themi se mund t’iu ndihmojmë!
Komunikimi pas zënkës është i veshtirë dhe delikat, por disa këshilla mund të ndihmojnë.
Reflektoni – Christiana Njoku, këshilltare profesionale e licencuar, trajnere marrëdhëniesh dhe mentore martesash, theksoi nevojën për të kërkuar falje për fjalët dhe veprimet tuaja. Kur kërkoni falje, jini të gatshëm e të përkushtuar për të ndryshuar dhe sigurohuni që e njëjta situatë të mos përsëritet. Duhet të jeni të vëmendshëm për gjërat që bëni.
Kur bëhet fjalë për atë që t’i thoni të dashurit pas zënkës, duhet të mendoni për të menduarit racional. Shumica e meshkujve janë qenie logjike dhe racionale, ndaj përpiquni të shmangni bisedat e paqarta për ndjenjat dhe përkushtimin tuaj. Jini të saktë për atë që keni bërë gabim e çka prisni të ndodhë Përndryshe, vetëm mund ta zemëroni atë.
Përdorni teknologjinë – Sipas të gjitha gjasave, mendoni çfarë t’i shkruani të dashurit pas një sherri. Të gjithë jemi mësuar të përdorim teknologjinë për marrëdhënie, por kini kujdes; mund të bëjë më shumë dëm sesa të mirë nëse nuk jeni të kujdesshëm.
Teksti është mjet që do t’ju japë kohë të mos reagoni në mënyrë impulsive, ndaj përdorni atë. Ka gjëra për t’i dërguar mesazh të dashurit tuaj pas një sherri dhe disa jo.
Së pari, si me një bisedë të drejtpërdrejtë, niseni mesazhin me falje të sinqertë, shpjegoni pse keni reaguar në atë mënyrë, por shmangni zhvendosjen e fajita.
Mos vazhdoni luftën! Thjesht shpjegoni veten. Ofroni një zgjidhje, një kompromis të vërtetë. Në fund, kërkoni një takim.
Jepni atij hapësirë – Meshkujt reagojnë duke u tërhequr emocionalisht kur janë të tronditur. Pra, si ta bëni atë të flasë me ju pas një sherri? Jepni atij hapësirë.
Ai po i’u injoron pas një zënke? Kjo është e zakonshme. Meshkujt kanë nevojë për momente për t’i menduar gjërat, ata nuk ndihen rehat të flasin për këtë e nuk bëjnë biseda rreth mënyrës se si ndihen. Nëse nuk ka kontakt pas debatit, mund të jetë gjë e mirë.
Po, mund të pyesni veten nëse heshtja e bën të ndjejë mall. Në shumë raste vlen, ai ka nevojë për kohë për të “sistemuar” mendimet dhe emocionet. Ai nuk do ta mirëpresë vëmendjen tuaj që kthehet në bezdisje nëse dëshiron të jetë në qetësinë e tij.
Merrini gjërat ngadalë – Tani, njerëzit debatojnë sepse mendojnë se kanë të drejtë, nëse po pyesni si ta bëni atë të kuptojë se ka bërë një gabim dhe të ndalojë menjëherë!
Nëse kërkoni që debati të përfundojë duhet të hiqni dorë nga nevoja për ta bërë të pranojë se ka gabuar, nëse keni nevojë të ndodhë menjëherë, vazhdoni “betejën”, por a i’a vlen?
Në vend të kësaj, merrni gjërat me qetësi. Mos e shtyni në asgjë. Mos e pyesni nëse ai është ende i zemëruar. Lëreni kohën të bëjë punën e saj. Lëreni të mendojë pak për veten e tij. Më vonë, mund të bëni bisedë të shëndetshme për arsyen e grindjes e të diskutoni perspektivat të reja për të. Por, vetëm nëse ende besoni se është kaq e rëndësishme. /nzoom.biz/